Simeone dhe përgjigja për Zidane: Nëse luan një derbi...

Futboll

Simeone dhe përgjigja për Zidane: Nëse luan një derbi...

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 11:13
Diego Simeone

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, bëri një gafë të vogël pas ndeshjes së humbur 7-3 ndaj Atleticos në Amerikë, sepse u mundua ta minimizonte peshën e disfatës duke gjetur një justifikim absurd: "Për ne ishte thjesht për miqësore, për Atleticon nuk ishte e tillë".

Nga ana tjetër, në konferencën e tij për shtyp Diego Simeone nuk preferoi të polemizonte, por një batutë e kishte rezervuar për kolegun e tij.

"Ndeshja ishte përgatitur shumë mirë, sepse ishte një derbi dhe nuk ka mundësi që të mos e përgatitësh mirë një ndeshje të tillë. Miqësore apo zyrtare, derbi mbetet derbi, pyesni tifozët".

Gjithsesi, Simeone është i bindur që diferencat nuk janë aq të mëdha: "Kjo ndeshje nuk pasqyron realitetin e potencialit që ka Reali. E vërteta është që talenti duhet të shoqërohet me punë. Sot çdo ekip i madh ka 3-4 lojtarë me shumë talent, por fitoren e merr ai që arrin të ndërthurë talentin me punën si kolektiv".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat