Inter befason Real-in, i vjedh mbretin e të ardhurave

Futboll

Inter befason Real-in, i vjedh mbretin e të ardhurave

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:57
Inter

Lajmi ka ardhur nga Spanja, më saktësisht nga e përditshmja "AS". Inter ka bërë një goditje në radhët e drejtuesve dhe ka siguruar Jaime Colas, drejtuesi spanjoll që do të shkojë nga Madridi në Milano me synimin për të rritur të ardhurat e klubit të Suning.

Colas do të jetë përgjegjësi i ri i marketingut dhe do të menaxhojë sektorin e sponsorizimeve, biletave dhe licencave me synimin për të përforcuar financat e Inter-it. Një fushë ku ka shumë eksperiencë, siç ka treguar koha e kaluar te Real Madrid.

Siç ka theksuar edhe "AS", në fakt, ai ka mbuluar te Real detyrën e drejtorit të sponsorizimeve në nivel global dhe ka qenë një element kyç në rritjen e të ardhurave të "Los Blancos".

Image

"Zdiane do të pendohet për këtë zgjedhje", ka siguruar "AS".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat