Leo Duarte brenda 48 orësh transferohet te Milani

Futboll

Leo Duarte brenda 48 orësh transferohet te Milani

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 23:45
Leo Duarte

Milan do të njoftojë transferimin e mbrojtësit të Flamengos, Leo Duarte, gjatë 24-48 orëve të ardhshme në një marrëveshje me vlerë 11 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Globoesporte dhe mediat e tjera në Brazil, marrëveshja prite të përfundojë nesër (28 korrik) ose të hënën e javës se ardhshme.

Rossonerët tani janë duke pritur vetëm për të përfunduar dokumentet para se 23-vjeçari të fluturojë për testet mjekësore.

Skuadra italiane thuhet se do t’i paguajë klubit brazilian rreth dhjetë milionë euro plus një milion euro bonuse.

Duarte nuk mori pjesë në sesionin e sotëm të stërvitjeve me Flamengon dhe do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Botafogo.

Negociatat thuhet se janë duke shkuar në rrugën e duhur, mirëpo ata janë mbajtur të fshehura deri sot, në mënyrë që të mos ndikojë në marrëveshjet mes të dyja palëve.

Duarte do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1.2 milion euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat