Barça, presidenti Bartomeu jep lajmin trishtë për të ardhmen e Messi

Futboll

Barça, presidenti Bartomeu jep lajmin trishtë për të ardhmen e Messi

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:57
Lionel Messi, Josep Bartomeu

Me shumë gjasa Lionel Messi do të rinovojë kontratën me Barcelonën, por ashtu si për të gjithë edhe për argjentinasin koha kalon. Ky është mesazhi që ka dhënë sot presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu edhe pse ai mund të mos u pëlqejë tifozëve katalanas dhe atyre të Messit. Barcelona do të vazhdojë të ekzistojë edhe kur në fushë të mos jetë më Messi, tashmë 32 vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që Bartomeu mendon se si do të jetë Barcelona pa Messin. Duke folur për “Reuters”, presidenti i ekipit katalanas tha: “Mendoj se kemi detyrën që të mendojmë dhe punojmë për epokën “post-Messi”. Kemi kohë që përgatitemi dhe po sjellim në skuadër mjaft lojtarë të rinj”.

“Si president unë shpresoj që Leo të jetë këtu me ne edhe për shumë vite. Gjithsesi, do të vijë një moment që do të mendojmë për këtë ndryshim, kur ai të vendosë të lërë futbollin”, tha Bartomeu. Kontrata aktuale e Massit me Barçën skadon në qershor të 2021-shit, por me shumë gjasa ajo do të rinovohet.

Pritet që së shpejti Messi dhe Bartomeu të takohen dhe të diskutojnë për të ardhmen, për të vijuar edhe më tej bashkëpunimin. Gjithsesi, “pleshti” do të lihet i lirë të largohet nëse dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, për t’u tërhequr nga sporti apo luajtur në një ekip tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat