Talenti pozhoranas premton edhe më shumë gola! 

Futboll

Talenti pozhoranas premton edhe më shumë gola! 

Nga: K. G. Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:53
Talenti pozhoranas premton edhe më shumë gola! 

Banorët e Pozhoranit jetojnë me futbollin! Klubi i futbollit Vllaznia garon në ligën e parë të Kosovës dhe që ka synime të jetë skuadër stabile, që pas një kohe të rikthehet në elitë. Klubi nga Anaramova si gjithmonë ka dhënë futbollist të dëshmuar dhe edhe sot ka shumë talent që në të ardhmen do të dëgjohet shumë për ta.

Talenti pozhoranas Ardonit Kuka nuk ka më shumë se 12 vjet, i gjatë 156 centimetra, luan në pozitën e sulmuesit, ka shkathtësi për të gjuajtur nga çdo pozitë dhe po ashtu manovron jashtëzakonisht mirë me top. “Ideja që të luaja futboll më lindi qysh në moshën 5 vjeçe, sepse e dashuroj shumë futbollin”, tregon Ardoniti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Ardoniti është pjesë e skuadrës së Vllaznisë U-13 dhe synon të jap maksimumin në edicionin e ri: “Unë luaj për KF Vllazninë me U-13, kurse kushtet janë deri diku të mira, por tash kanë filluar edhe me rregullimin e fushës, ku besoj që deri në shtator do të përfundoj”.

Synimet e njomakut janë që të përsos teknikën e lojës dhe të kalojë të gjitha kategoritë. “Unë synoj që në klubin Vllaznia t’i kryej të gjitha grupmoshat, e pastaj në të ardhmen të luaj për ndonjë ekip evropian dhe për Kombëtaren e Kosovës, shpresoj”, thotë ai. Cilin klub e ke për zemër e cilin lojtar idhull? “Ekipi im i preferuar është Barcelona, kurse lojtari Lionel Messi sepse është një lojtar shumë i fortë”, përgjigjet njomaku.

Kush iu ka ndihmuar më shumë që t’i mësoni hapat e parë dhe që iu ka prurë në këtë nivel? “Hapat e parë i kam marrë nga babai (Bashkimi), sepse edhe ai ka qenë lojtar - qendërsulmues në klubin Vllaznia. Ai më ka ndihmuar, qysh në moshë 5-vjeçare me ka ushtruar, pastaj me ka regjistruar në shkollën e futbollit Vllaznia në Pozharan, ku edhe ai është trajner në klubin tonë”, tregon Ardoniti. Djaloshi i talentuar është edhe golgeter i spikatur.

“Konkurrenca është e fortë por unë me punë kam arritur të zë vend si qendërsulmues, ku edhe kam shënuar 38 gola këtë sezon që lamë pas. Tash jam duke punuar edhe individualisht me babain tim, që të jem sa më i përgatitur për kampionatin e ri dhe të shënoj edhe më shumë gola”, nënvizoi Ardoniti.

Me Vllazninë synon që të arrijë suksese të mëdha, ndërsa tregon se nga cilët futbollist botëror frymëzohet më shumë: “Në Vllazni synoj të mbërri gjithçka, sepse e dua vendin tim por edhe klubin Vllaznia. Cilët me frymëzojnë? Messi, Neymar, Ronaldo, duke parë këta tre yje, shumë emocionohem kur shoh ndonjërin prej tyre duke luajtur sepse këta për mua janë legjendat e futbolli botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat