Vajza nga Kosova, e gatshme për Realin

Futboll

Vajza nga Kosova, e gatshme për Realin

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:05
Vajza nga Kosova, e gatshme për Realin

Kosovare Asllani është e gatshme ta nisë aventurën e re me klubin e saj të ri, CD TACON-Real Madrid dhe thotë se ka nisur të mësohet me fanellën e re.

Futbollistja e Suedisë, me prejardhje nga Kosova, iu bashkua këtë muaj edhe zyrtarisht klubit më të ri të femrave në Spanjë, Real Madridit, duke u bërë blerja e parë në histori të të bardhave.

Sulmuesja e rrezikshme shkroi në llogarinë e vet zyrtare në Twitter se po mësohet me fanellën e re një ditë pa i nisur përgatitjet.

“Po mësohem me këtë fanellë e bardhë. Në shtëpinë time”, shkroi Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat