Sfida interesante për skuadrat shqiptare

Futboll

Sfida interesante për skuadrat shqiptare

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:13
Sfida interesante për skuadrat shqiptare

Shkëndija nga Tetova, kampionët sezonin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut  e nisin në transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë, e caktuar për datën 11 gusht. Ndeshjen e parë si vendas e luajmë në xhiron e tretë me Makedonija Gj. P. më 25 gusht.

Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në prani të mediave dhe përfaqësuesve të klubeve bëri hedhjen e shortit për kalendarin e ndeshjeve të Ligës së Parë të futboollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin garues 2019/2020.

Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire e Akademia Pandevit në Strumicë dhe takimi që duhet të luhet më 11 gusht, ndërsa me kërkesë të klubit me vendim shtesë pritet të caktohet për datën 10 gusht shkaku i festës së Kurban Bajramit.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri do ta luajnë kundër Makedonija Gj.P. në xhiron e tretë më 25 gusht, pasi paraprakisht në xhiron e dytë më 18 gusht përballemi me Sileksin në Kratovë.

Sezoni i ri do të luhet me sistem të njejtë si vitin e kaluar me katër rethe, kur 10-të skuadra në gjithsesj 36 xhiro do të ndeshen nga katër herë me njëra tjetrën, nga dy ndeshje si vendas dhe dy në cilësi të mysafirit. Fundi i sezonit është paraparë për datën 17 maj kur janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 36-të, thuhet nga Shkëndija.

Ndërkaq, Renova, sezonin e ri e nis përball skuadrës se Sileksit, me ndeshjen që do ta luajnë si vendas. FC Shkupi sezonin e ri e nis përballë skuadrës së Borecit, me ndeshjen që do ta luajnë si vendas. Struga Trim & Lum do të ndeshet me Rabotniçkin. Struga debuton në elitë, është skuadër shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat