Habit shumëkënd serbi se si deklaron për Milot Rashicën

Futboll

Habit shumëkënd serbi se si deklaron për Milot Rashicën

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:51
Habit shumëkënd serbi se si deklaron për MIlot Rashicën

Mesfushori me origjinë serbe, Zlatko Junuzoviq, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Milot Rashicës sot ndaj Eibarit.Skuadrat Werder Bremen dhe Eibar zhvilluan një miqësore në kuadër të përgatitjeve parasezonale.Werder Bremeni arriti fitore të thellë 4:0, teksa Milot Rashica pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme.

Sulmuesi i Kosovës ishte në fushë për 62 minuta. Ai kishte raste për të shënuar, por shtylla ia mohoi golin.

Gjithashtu, 23-vjeçari arriti që t’ia fitojë një penallti skuadrës së tij.Këtë ndeshje e ka ndjekur nga afër edhe ish-mesfushori i Werder Bremenit, tash i RedBull Salzburg, Zlatko Junuzoviq, i cili pas ndeshje foli edhe për Rashicën.

“Shpejtësia e tij ishte vërtet e jashtëzakonshme. Por mua më pëlqen sesi luan edhe si sulmues me shpinë nga porta”, tha Junuzoviq. Ai është më prejardhje nga Serbia, por mbron ngjyrat e Kombëtares së Austrisë. Mesfushori 31-vjeçar ka lindur në Lloznicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat