Nuk arriti të bindë Gerrard, mediat skoceze zbulojnë skuadrën e re të Grezdës

Futboll

Nuk arriti të bindë Gerrard, mediat skoceze zbulojnë skuadrën e re të Grezdës

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:51
Eros Grezda

Verën e kaluar bëri një lëvizje të bujshme nga Osijek te gjigantët skocezë të Glasgow Rangers, por aventura britanike e Eros Grezdës nuk shkoi aspak sipas pritshmërive.

Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare vuajti dëmtimet e shpeshta, të cilat nuk e lejuan të tregojë vlerat më të mira dhe të bindë Steven Gerrard për një vend në formacion, ndaj tani është duke bërë gati valixhet për t’u larguar nga Rangers.

Mediat skoceze raportojnë se është arritur marrëveshja për transferimin e gjakovarit te skuadra e Brestit në Francë, një ekip i ngjitur vetëm këtë sezon në Ligue, që është gati të investojë për t’u përfaqësuar denjësisht.

Eros Grezda u kushtoi 2 milionë euro skocezëve, të cilët tani kanë rënë dakord ta shesin për 1.75 milionë euro te skuadra franceze, duke qenë se sulmuesi nuk bën më pjesë në planet e Gerrard dhe është lënë jashtë skuadre në ndeshjet eliminatore europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat