Baselin nuk e ndihmoi as goli i Ademit! 

Futboll

Baselin nuk e ndihmoi as goli i Ademit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:19
Baselin nuk e ndihmoi as goli i Ademit! 

Baseli nuk ishte ai i javës së kaluar kur e kishte mposhtur me rezultat 4:1 Sionin vendas, por kësaj radhe në stadiumin “St. Jakob-Park” zhgënjeu, duke pësuar humbje me 2:1 nga St. Gallen, në ndeshjen e javës së dytë të kampionatin zviceran.

Skuadrës së njohur zvicerane nuk i mjaftoi as goli i shqiptarit Kemal Ademit. Në një ndeshje mjaft të mirë, që u përcoll nga 21932 shikues, Baseli u befasua nga mysafirët. Në minutën e 25-të, Itten shënon për epërsinë e St. Gallenit, ndërsa në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të, Ademi nga afërsia barazon shifrat 1:1.

Nëntë minuta (81’) pa përfunduar takimi, akordohet penallti për mysafirët dhe Itten ka qenë i pagabueshëm, duke realizuar për fitoren 1:2 te skuadrës së tij.  Për Baselin luajtën standardë shqiptarët Kemal Ademi dhe Taulant Xhaka, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 56-të, por me Baselin mbeten duarthatë. Betim Fazliu luajti tërë takimin për ekipin e St. Gallenit dhe iu gëzua kësaj fitore të madhe. St. Gallen dhe Baseli ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me nga tri pikë.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë pikërisht në minutën e 20-të. Ballafaqimi mes Servette dhe Sionit përfundoi pa gola (0:0). Lojë e mirë e shqiptarëve të Sionit, Valon Behramit e Ermir Lejnjanit, kurse Pajtim Kasami u inkuadrua në minutën e 83-të.  Kjo është pika e parë për Sionin dhe barazimi i dytë rresht i Servettes. Idriz Voca me Luzernin nuk arritën me shumë se një pikë me Luzernin, ku si vendas u ndanë baras 0:0 me Zurich-un e Tomi Domgjonit e Benjamin Kololllit.

Voca luajti i plotë për Luzernit sikur edhe Domgjoni e Kololli për Zurich-un, Mirlind Kryeziu u fut në lojë në minutën e 50-të dhe ndihmoi Zurich-un që të kthehen të pamposhtur. Zurich nuk shënon as pas 180 minutave dhe janë në fund të renditjes me 1 pikë, kurse Luzern renditet i dyti me 4 sosh.  Në fund të ndeshjes Kololli u ndëshkua me karton të verdhë.  

Shqiptarët Samir Ramizi në minutën e 77-të dhe Liridon Mulaj në atë të 82-tën, u inkuadruan për Xamaxin, por nuk arritën që të ndalin një pikë në përballje me kampionin Young Boys nga Bernë, duke pësuar humbje me 1:0. Në minutën e 73-të, Ngamaleu shënon për fitoren e Young Boys. Tri skuadra udhëheqin renditjen me nga katër pikë, Lugano, Luzern e Young Boys, kurse Xamax është në pozitën e tetë me 1 pikë.

Liga e Zvicrës
Lugano-Thun    0:0
Luzern-Zurich    0:0
Xamax-Young Boys 0:1
Basel-St. Gallen    1:2
Servet-Sion    0:0

Tabela
1. Lugano    2    1    1    0    4
2. Luzern    2    1    1    0    4
3. Young Boys    2    1    1    0    4
4. St. Gallen    2    1    0    1    3
5. Basel    2    1    0    1    3
6. Thun    2    0    2    0    2
7. Servette    2    0    2    0    2
8. Xamax    2    0    1    1    1
9. Sion    2    0    1    1    1
10. Zurich    2    0    1    1    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat