Ylli i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante kur ka treguar për mënyrën se si është përgatitur për fillimin e sezonit.
Kevin de Bruyne ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, duke pasur disa paraqitje mjaft të mira në fazën parasezonale, e për këto paraqitje të mira, ai ka treguar edhe shkakun.
Reprezentuesi belg ka bërë të ditur se para fillimi të sezonit qëndroi tri javë pa bërë asgjë, duke mos luajtur ndeshje.
Kjo duket t’i ketë ndihmuar lojtarit që të ketë një gjendje mentale më të mirë, pas dëmtimit që e përcolli në sezonin e kaluar.
“Pas përfundimit të ndeshjeve me kombëtare, vrapova një javë, pastaj nuk bëra asgjë për tri javë” ka thënë De Bruyne.
“Vetëm doja të isha larg gjithçkaje. Luajta për dy vite radhazi, kështu që doja të shijoja gjërat rreth vetës” ka thënë tutje belgu.
“Fizikisht mund të kthehesh në formë, por gjendja mentale është më e rëndësishme, mendoj unë” ka shtuar De Bruyne.
Trajneri Pep Guardiola është shprehur mjaft i lumtur me paraqitjet e KDB në fazën parasezonale, dhe duket se belgu po kthehet në top formë para fillimit të sezonit të ri.