Dybala i bën me dije Man Utd, kërkon 175 mijë funte në javë

Futboll

Dybala i bën me dije Man Utd, kërkon 175 mijë funte në javë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:19
Paulo Dybala

Ylli i Juventus, Paulo Dybala, është lidhur tash e një kohë me një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United.

Dybala duket se nuk do të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarri, dhe me Juven që kërkon shërbimet e Romelu Lukaku, ai thuhet se mund të përfshihet si pjesë këmbimi në ofertën për belgun.

Raportime nga ‘The Sun’ bëjnë të ditur se vëllai i yllit argjentinas është takuar me përfaqësues të Man United, duke iu bërë me dije kërkesat e tyre.

Dybala do të kërkojë 175 mijë funte në javë, në rast se ai largohet nga Juventus, bëjnë të ditur raportimet.

Kjo pagë është afërsisht e njëjtë me atë të Romelu Lukaku, i cili me shumë gjasë sezonin do ta nis larg ‘Old Trafford’.

Dybala nuk kishte sezon edhe aq të mirë, duke shënuar vetëm 10 gola në 42 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat