Klopp paralajmëron Man City: Do të jemi një tjetër ‘bishë’

Futboll

Klopp paralajmëron Man City: Do të jemi një tjetër ‘bishë’

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:36
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një paralajmërim për Manchester City, në prag të ndeshjes së vlefshme për ‘Community Shield’.

Liverpool ka pasur një fazë parasezonale katastrofale, duke u vërtetuar dje me humbjen 0:3 kundër skuadrës së Napolit.

Për ndeshjet e 4 gushtit, që do të jetë e vlefshme për ‘Community Shield’, kundër Man City, Liverpool do të ketë në dispozicion edhe lojtarë si Mo Salah, Alisson, Mane e Firmino.

Klopp ka paralajmëruar kampionët e Premierligës se për këtë ndeshje, ‘Reds’ do të jenë tjetër ‘bishë’.

“Të kesh gjashtë lojtarë në mungesë është e vështirë. Por, kështu është situata, dhe ne jemi të përgatitur aq sa kemi mundur” ka thënë fillimisht trajneri gjerman.

“Kundërshtarët mundohen të na analizojnë tani, dhe kjo nuk është e lehtë, pasi javën tjetër do të jemi ‘bishë’ tjetër” ka shtuar Klopp.

Në katër miqësoret e kaluara, Liverpool ka pranuar plot 10 gola, por Klopp beson se fitoret e lehta do të ishin më keq për skuadrën nga ‘Anfield’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat