Nicolas Pepe ka mbërritur në Londër për ta kompletuar transferimin te Arsenali.
Sulmuesi nga Bregu i Fildisht do t’i bashkohet Arsenalit pas një viti të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Lillen.
Pepe do të bëhet transferimi rekord i Arsenalit, pasi klubi londinez ka pranuar të paguajë 80 milionë euro për të.
Lojtari tanimë ndodhet në Londër, pasi janë publikuar videot e tij nga aeroporti londinez.
Zyrtarizimi i këtij transferimi nga Arsenali është çështje orësh sipas medieve angleze.
E mesfushori shqiptar Granit Xhaka duket se është i lumtur për transferimin e Pepes.
Në një foto në Instagram ku shihet Pepe me fanellën e klubit londinez, Xhaka e ka pëlqyer atë.