Llapi nënshkruan një marrëveshje që befason tifozët e skuadrës

Futboll

Llapi nënshkruan një marrëveshje që befason tifozët e skuadrës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:21
Llapi pritet të bëhet me fanshop

Llapi pritet të bëhet me fanshop.

Kjo do të jetë risia e radhës e skuadrës llapjane.

Tashmë finalizimi i marrëveshjes mes klubit të Llapit si dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania është arritur.

“Është finalizuar marrëveshja mes drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me Fanshop dhe produktet online në shitje. Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj, që do mundësohen nga Fanshopi zyrtar i Llapit. Për hapat tjerë do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat