Djali i Kujtim Shalës e nis furishëm në Gjermani

Futboll

Djali i Kujtim Shalës e nis furishëm në Gjermani

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:37
Djali i Kujtim Shalës e nis furishëm në Gjermani

Kickers Offenbach shënon fitore me rezultat 2:0 kundër Ulm, në hapje të kampionatit përkatësisht të ligës rajonale jug-perëndim në Gjermani.  Andis Shala e nis furishëm, debutoi me gol në fanellën e skuadrës së reKicker, duke konfirmuar se është në formë më të mirë. 

Andisi, djali i legjendës së futbollit, Kujtimi, u paraqit standard dhe tregoi lojë të mirë. 
Ndeshja u përcoll nga 7.041 shikues. 

Reinhard shënoi në minutën e 49-të dhe Shala në atë të 74-tën. Për Ulmin u paraqitën shqiptarët Ardian Morina dhe Albano Gashi, por u kthyen duarthatë nga Offenbach.

Shala luajti deri në minutën e 83-të e Gashi u zëvendësua në atë të 67-tën. Morina u ndëshkua me karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat