Probleme për Avdijajn

Futboll

Probleme për Avdijajn

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:17
Probleme për Avdijajn

Pasi Willem II ia kishte shkëputur kontratën për shkak të problemeve me disiplinë, Donis Avdijaj iu bashkua këtë verë skuadrës turke, Trabzonspor. Mirëpo, problemet e njëjta e kanë ndjekur reprezentuesin e Kosovës në Turqi.

Dje Donis Avdijaj debutoi me klubin e tij të ri, Trabzonsporin, në ndeshjen kundër Hellas Veronas të Amir Rrahmanit. Megjithatë, mediat turke raportuan për një lajm më të keq për shquiptarin.

Sipas mediumeve në Turqi, bordi i drejtuesve të gjigantit turk i ka dhënë vërejtje Avdijajt, pasi që ai nuk kishte marrë leje për të dalë në një klub nate. Këtë veprim të kosovarit e kishte zbuluar kapiteni i skuadrës, Joao Pereira, i cili i ka kërkuar klubit ta gjejë një zgjidhje për të mos lejuar probleme të tjera të tilla.

Avdijaj ishte lojtar i lirë që nga marsi, pas shkëputjes së kontratës nga ana e Willem II, për arsye disiplinore. Por, tani ai do të vazhdojë karrierën në Turqi, ku ka nënshkruar kontratë trevjeçare me opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat