Ja sa tifozë sllovak pritet të jenë sonte në stadiumin "Fadil Vokrri"

Futboll

Ja sa tifozë sllovak pritet të jenë sonte në stadiumin "Fadil Vokrri"

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:01
Foto

Sot zhvillohet ndeshja kthyese mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavës.

Humbja 2:1 në ndeshjen e parë e lë kampionin e Kosovës me shpresë për përmbysje.

Ani pse është paralajmëruar se do të jenë në një numër të madh tifozët sllovak të pranishëm në stadium, KosovaPress mëson se ata pritet të jenë në një numër shumë të vogël, gjithsej 5 prej tyre.

Gjithashtu mësohet se ata do të jenë të vendosur në anën veriore të stadiumit.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë të zhvilluar, tifozët vendas kishin fyer shumë lojtarët e Niklit si dhe kishin hapur mesazhe politike kundër shtetit të Kosovës.

Ndeshja mes Niklit dhe Slovan Bratislavës fillon në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat