Nëse Pogba dëshiron të largohet

Futboll

Nëse Pogba dëshiron të largohet

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:38
Nëse Pogba dëshiron të largohet

Bastian Shvainstaiger u largua nga Mançester Junajtid, në vitin 2017 dhe u transferua tek Çikago Fajër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë mesfushori gjerman ka folur për Pol Pogba, me të cilin luajti tek Junajtid në seszonin e fundit: “Nëse Pogba dëshiron të largohet nga klubi, ju nuk duhet ta ndaloni atë.

Në skuadër ju duhen lojtarë që janë 100% të përkushtuar dhe të interesuar për ekipin. Pikërisht kjo është mënyra e vetme për të qëndruar në nivele të larta dhe për të arritur suksese.”, u shpreh 34-vjeçari.

Gjithashtu ai tregoi edhe arsyen pse mesfushori francez dëshiron të largohet: ” Pol Pogba është një lojtar i shkëlqyer, thjesht ai kërkon një ekip ku ai mund të luajë të njëjtin stil loje si tek ekipi kombëtar. Nëse atij i japin të njëjtën skuadër përkrahë tij, ai do të ishte i lumtur tek Junajtid, dhe nuk do të kërkonte largimin.”, u shpreh mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat