Monaco e do Mustafi

Futboll

Monaco e do Mustafi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:10
Monaco e do Mustafi

Aventura e Shkodran Mustafit me Arsenalin duket se është drejt fundit. L’Equipe raporton se Monaco është tejet e interesuar për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar në këtë afat kalimtar.

‘Topçinjtë’ kanë vendosur ta lirojnë Mustafin vetëm nëse në tavolinë vjen oferta prej 30 milionë eurove, që mund të jetë problem për ekipin francez.

Megjithatë, 27-vjeçari e sheh të ardhmen larg “Emirates”, sidomos pas fishkëllimave të fundit që ka marrë nga tifozët.

Përveç në ndeshjet e kampionatit, Mustafi ka filluar të fishkëllehet edhe në ato para-sezonale, si ishte rasti të dielën ndaj Lyonit.

Ish-reprezentuesi gjerman njihet për gabimet e tij të shumta, çka ka irrituar tifozët e Arsenalit që po kërkojnë vazhdimisht largimin e tij.Tashmë duhet të pritet për një marrëveshje mes dy klubeve, që Mustafi të vazhdoj karrierën në Principatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat