Ronaldo pret që Neymar të qëndrojë tek Parisi

Futboll

Ronaldo pret që Neymar të qëndrojë tek Parisi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:31
Ronaldo pret që Neymar të qëndrojë tek Parisi

Cristiano Ronaldo pret që Neymar të qëndrojë tek Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka qenë në qendër të spekulimeve që nga deklarata e Thomas Tuchel i cili tha se ai dëshironte largimin nga PSG para se të fillonte Kupa e Amerikës.

Barça thuhet se kanë ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarë të ekipit të parë në përpjekje për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

“Unë nuk e di. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe unë shoqërohem shumë me të”, tha fillimisht Ronaldo për “Marca”.

Barcelona? “Është puna e gazetave, sepse ju duhet t’i shitni ato, por unë mendoj se ai do të qëndrojë në Paris dhe, nëse jo, le të shikoj se ku është i lumtur dhe ku mund të shprehë futbollin e tij.

“Shpresoj se ai do të shmangë dëmtimet, sepse ka pasur shumë prej tyre dhe kjo duhet ta shqetësojë atë

“Unë shqetësohem sepse më pëlqen ta shoh Neymarin duke luajtur. Pavarësisht se ku luan, është e rëndësishme që ai të kujdeset për veten e tij dhe të mos ketë lëndime.”, përfundoi 34-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat