Emri i tij është përmendur shpesh kohët e fundit për një transferim të mundshëm te Milan-i, që është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë për të ndihmuar në rritjen e shpejtë të të rinjve të shumtë që ka në përbërje.
Po flasim për yllin e Real Madrid, Luka Modric, i cili nuk e ke fshehur kurrë adhurimin e tij për drejtuesine e kuqezinjve, Zvonimir "Zorro" Boban, idhulli i tij kur luante me "Djallin", skuadra me të cilën Luka ka qenë tifoz në fëmijëri.
Në kohët e fundit, në fakt, kanë qenë të shumta pëlqimet e Modric në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ndaj postimeve të klubit kuqezi.
I fundit ka qenë për debutimin e Milan-it në kampionatin e Serisë A 2019-20, që do të jetë kundër Udinese-s në "Dacia Arena". A do të vijë në këtë sfidë edhe debutimi i Modric në kampionatin italian?