PSG merr këtë vendim për Neymar

Futboll

PSG merr këtë vendim për Neymar

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 00:36
Neymar

Neymar duket se ka humbur entuziazmin e para dy viteve, kur për 222 milionë euro, iu bashkua PSG-së, nga Barcelona.

Ishte pikërisht Neymar që shtyu këtë transferim, përkundër dëshirës së Barcelonës për ta mbajtur në skuadër.

Një lëvizje të njëjtë, Neymar po provon të bëjë sërish, për të shtyrë kthimin në Camp Nou.

Lojtari nuk ka marrë pjesë në turneun veror me skuadrën, dhe nuk është kthyer asnjë plotësisht në grup.

Sipas Le Parisien, Leonardo do t’i bashkohet skuadrës në Kinë këto ditë, për të tentuar të bind Neymarin për të qëndruar te PSG, së paku edhe një sezon.

Në rast të dështimit për ta bërë një gjë të tillë, negociatat mes PSG-së dhe Barcelonës për shitjen e Neymar, do të fillonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat