Boca Juniors pyet Interin për Icardin

Futboll

Boca Juniors pyet Interin për Icardin

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:30
Mauro Icardi

Edhe Boca Junios ka shfaqur interesim për Mauro Icardin.

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, ka konfirmuar se kanë pyetur Interin për situatën e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas e ka të paqartë situatën te Inter, pasi trajneri i ri, Antonio Conte, nuk llogarit në shërbimet e tij.

“Unë e di se drejtori ynë, Nicolas Burdisso ka folur me Zanettin dhe ka pyetur për situatën e Icardit”, ka deklaruar Angelici.

“Vlen të pyesësh, nuk na kushton asgjë”.

Icardi këtë verë ka qenë i lidhur me Napolin, Romën, PSG dhe Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat