Zidane zbulon: Ja pse Bale nuk udhëtoi me skuadrën

Futboll

Zidane zbulon: Ja pse Bale nuk udhëtoi me skuadrën

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 08:10
Gareth Bale dhe Zidane

Gareth Bale nuk udhëtoi me Real Madridin për të marrë pjesë në Audi Cup pas këshillave të mjekut, sipas trajnerit Zinedine Zidane.

Reali pësoi humbjen e tretë në katër ndeshje para-sezonale në Allianz Arena të martën, me Harry Kane duke i dhënë Tottenhamit një triumf 1-0 e që do ishte më i lartë po të mos ishin pritjet fantastike të Keylor Navas.

Bale nuk është pjesë e skuadrës që merr pjesë në turneun që po mbahet në Gjermani, por duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa të mbetet pjesë e Los Blancos pasi transferimi i tij te Jiangsu Suning dështoi gjatë fundjavës.

“Bale nuk udhëtoi pasi nuk ndjehej mirë”, tha trajneri i Realit para gazetarëve.

“Duke folur me mjekët, ishte më mirë që të qëndronte në Madrid dhe të stërvitej atje. Ishte një vendim i marrë së bashku, duke folur me të. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat