Skena të turpshme

Futboll

Skena të turpshme

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:14
Skena të turpshme

Shkëndija nga Tetova u eliminua nga garat evropiane pas barazimit me Dudelangein dhe kështu ekipi nga Luksemburgu, në saje të fitores në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shkup, u plasua në garat e mëtutjeshme.

Përtej rezultatit të barabartë dhe dështimit, përqendrimi i tifozëve dhe medieve ishte në tre kartonët e kuq me të cilët janë ndëshkuar futbollistët e ekipit nga Tetova dhe kjo ka bërë që me të madhe të flitet se ndeshja ka qenë e kurdisur.

Kuptohet, Shkëndija, që edhe më herët ka qenë e dyshuar për sjellje të këtilla, mirëpo, nëse ka pasur vërtetë kurdisje, duhet të konstatohet nga UEFA dhe organet përkatëse të hetuesisë.

Ajo që shihet, pas publikimit të fotos së Agim Ibraimit, është se ai goditi me kokë gjyqtarin e ndeshjes dhe kështu e “kërkoi”, që të ndëshkohet me karton të kuq, duke u bërë një nga tre lojtarët e përjashtuar, shkruan Insporti.

Skenat nga këto sjellje të turpshme janë publikuar edhe në media dhe po vazhdojnë të jenë temë e shumë spekulimeve, posaçërisht pas shkrimit se edhe një ndeshje ndërmjet ekipeve nga Shqipëria, po hetohet nga UEFA, për kurdisje.

Ibraimi u ndëshkua më karton të kuq në minutën e 95-të, pasi Nafiu ishte ndëshkuar në minutën e 94-t, kurse Musliu në të 84-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat