Shqipëria dy miqësore me Rumaninë në gusht

Futboll

Shqipëria dy miqësore me Rumaninë në gusht

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:22
Shqipëria dy miqësore me Rumaninë në gusht

Shqipëria e 18-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Rumaninë U-18 më 13 dhe 15 gusht. Këto dy ndeshje miqësore zhvillohen për të ndjekur nga afër lojtarët e talentuar që mund të shërbejnë në të ardhmen për Kombëtaren U-19 e më lart.

Ekipi kombëtar do të grumbullohet më datë 9 Gusht dhe do të zhvillojë stërvitjet në qytetin e Shkodrës përpara nisjes për në Rumani ku do të akomodohen në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit, National Football Center Buftea. Në këtë kompleks do të zhvillohen dhe të dyja ndeshjet miqësore.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 Gusht në orën 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2002, që luajnë në Shqipëri por dhe element që vijnë nga jashtë.

Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për tu bashkuar me kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat