Gafa, ish-ylli i Tottenham publikon gabimisht videon duke bërë seks

Futboll

Gafa, ish-ylli i Tottenham publikon gabimisht videon duke bërë seks

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:56
Pamjet e publikuara nga Clinton N

Ish-sulmuesi i Tottenham, Clinton N'Jie, ka kërkuar falje pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke bërë seks në rrjetet sociale.

N'Jie kompletoi transferimin nga Marseille te Dinamo e Moskës javën e kaluar për 5 milionë euro dhe ka shpjeguar se po shikonte lajmet që flisnin për të kur ndodhi aksidenti.

Pasi e kuptoi atë që kishte bërë, ai e fshiu menjëherë videon dhe lajmëroi se ishte bërë fjalë për një keqkuptim. "Më vjen keq, kisha pirë shumë. Festova kontratën e re dhe doja të lexoja lajmet. Shtypa butonin e gabuar", ka thënë N'Jie.

N'Jie ka luajtur për dy vite me Tottenham, nga 2015-ta në 2017-ën, por nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin e parë nën urdhrat e Pochettino-s. Ai luajti vetëm tetë ndeshje në Premier League me "Spurs", por nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe u shit te Marseille.

Ai ka patur vështirësi për të gjetur hapësira me ekipin e Ligue 1 sezonin e kaluar, por arriti të shënonte 3 gola dhe të jepte 2 asiste në 17 ndeshje të luajtura në kampionat.

N'Jie ka nënshkruar për katër vite me Dinamon e Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat