Performanca të shkëlqyera, Zidane e “dëbon” për një motiv

Futboll

Performanca të shkëlqyera, Zidane e “dëbon” për një motiv

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:15
Takefusa Kubo

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është ndalur të flasë për Takefusa Kubo, futbollistin aziatik i bashkuar me Los Blancos në këtë merkato vere, madje duke zhvilluar dy performance pizitive të njëpasnjëshme gjatë fazës përgatitore.

“Kubo sapo është bashkuar, ai do të jetë një futbollist i rëndësishëm për ne në të ardhmen. Kur të rikthehemi do të flasim me atë. Ideja është që të shohim Kubo-n te Castilla ndërkohë që stërvitet me ne. Ai është i ri, si Rodrygo dhe Vinicius. Ndaj ne duhet t’i marrim gjërat ngadalë me ata”, deklaroi Zidane pas fitores së Real Madrid me rezultatin 5-3 ndaj Fenerbahce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat