Valverde nuk e do, francezi i ngel në derë Barcelonës

Futboll

Valverde nuk e do, francezi i ngel në derë Barcelonës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 00:32
Samuel Umtiti

Me merkaton që ndodhet në kulmin e saj, në adresë të skuadrës së Barcelonës nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë apo interesim konkret për mbrojtësin francez, Samuel Umtiti.

Lajmi konfirmohet nga media iberike “Sport” që gjithashtu sqaron situatën mbi mbrojtësin transalpin. Ish-futbollisti i Lyon, pavarësisht se nuk hyn më në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe me kërkesë të këtij të fundit është futur në listën e lojtarëve për shitje, rrezikon të mbetet në derën e katalanasve.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Umtiti të largohet nga klubi blaugrana, nëse deri në përfundim të merkatos më datë 31 gusht, do të ketë ekipe të interesuara për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat