Partizani në Moldavi

Futboll

Partizani në Moldavi

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:45
Partizani në Moldavi

Për Partizanin e Tiranës sot është e dita e të vërtetës. Të kuqtë mund të mbajnë lart nderin e futbollit shqiptar në arenën europiane nëse bëjnë mrekullinë në sfidën ndaj kthimit ndaj Sheriffit që do të luhet sot në orën 19:00 në Tiraspol të Moldavisë.

Humbja 0-1 në shtëpi e penalizon shumë Partizanin por trajneri Lerda dhe të gjithë futbollistët kanë besim se në Moldavi mund të nxjerrin më të mirën e repertorit të tyre.

Nëse Partizani eliminohet atëherë futbolli shqiptar i të gjitha trojeve do të mbyllë një faqe të errët të tij pasi asnjë skuadër nga 8 në total përfshirë edhe Shkëndijën e Tetovës, Shkupin, Prishtinën dhe Feronikelin në këtë sezon nuk arriti të kalonte qoftë edhe një tur kualfikues, në fakt Feronikeli kaloi fazën paraeliminatore në Champions por kjo nuk mjafton dhe kurrësesi nuk mund të konsiderohet si një tur i kaluar pasi nga skuadra nga Drenasi ishte favorite dhe e kishte detyrim një objektiv të tillë.

Ndryshe nga ndeshja e parë në kryeqytet, sot në Tiraspol do të zbresë në fushë një Partizan tjetër më sulmues, me Trashin dhe Asanin që pritet të rikthehen titullarë. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë të thyejnë një tabu në Europë të fitojnë një ndeshje, diçka që nuk e realizojnë prej plot 13 vitesh.

Ndërkohë që në transfertë Partizani nuk ka fituar asnjëherë në historinë e tij në Kupat e Europës. Nëse Partizani arrin t’ia dalë atëherë në raundin e tretë kualifikues të Europa e pret skuadra suedeze e AIK Stockholm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat