Neymar si CR7, probleme për PSG-në

Futboll

Neymar si CR7, probleme për PSG-në

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:27
Neymar

Nëse objektivi i Neymar është të lodhë PSG-në, duke e detyruar që ta shesë në fund, atëherë braziliani po bën  një punë shumë të mirë. Sulmuesi duket gjithmonë edhe më shumë si një trup i huaj për skuadrën dhe klubin.

As kthimi i bashkëkombësve të tij, që kanë patur disa ditë më shumë pushime për shkak se kanë luajtur (dhe fituar) Kupën e Amerikës, nuk ia ka ngritur moralin. Dhe nuk mund të thuhet se ai ka shkuar në turneun e Kinës me një frymë bashkëpunimi.

Sipas "Sport", kjo situatë po i krijon shumë probleme klubit. Siç ka ndodhur me Cristiano Ronaldo-n në Kore, mungesa e aktivizimit të Neymar në ndeshjet e luajtur në Lindje kanë krijuar disa fërkime mes klubit francez dhe organizatorëve të ndeshjeve, të cilët janë privuar nga prania në fushën e lojës të lojtarit më të rëndësishëm të PSG-së.

Sigurisht, kampionët e Francës kanë shumë yje të tjerë në ekip, por duket parë se të gjitha sponsorizimet e siguruara janë bazuar te prania e brazilianit, është e vështirë që marrëveshjet komerciale të konsiderohen të respektuara. Kjo do të thotë më pak të ardhura për francezët dhe një dëm i madh i imazhit, për të cilin klubi fajëson Neymar-in.

Zyrtarisht, për të shmangur ndonjë dëmshpërblim ekonomik, "O'Ney" është jashtë ekipit sepse po rikuperon akoma nga dëmtimi i pësuar në miqësoren e zhvilluar me Brazilin kundër Katarit, ajo që i kushtoi pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës.  

Gjithsesi, burime afër klubit thonë se klubi nuk do ta aktivizojë Neymar-in para fillimit të ndeshjeve zyrtare. Objektivi është që braziliani të kuptojë se PSG nuk do ta kishte problem ta trajtonte si një Ben Arfa çfarëdo dhe ta detyrojë të ndryshojë qëndrim.

A do të mjaftojë? Ku i dihet. Ndërkohë, në Kinë janë të gjithë të zemëruar për mungesën e tij dhe kjo është një pikë në favor të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat