Pogba duket "mollë e ndaluar", Zidane e gjen zgjidhjen në Holandë

Futboll

Pogba duket "mollë e ndaluar", Zidane e gjen zgjidhjen në Holandë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:18
Pogba

Mesfushori i Ajax, Donny van de Beek, po ndiqet nga afër prej Real Madridit, sipas gazetës holandeze, “De Telegraaf”. Kjo pistë është shumë e mundshme për të bardhët, veçanërisht nëse “operacioni Pogba” nuk materializohet deri në fund të merkatos së kësaj vere. "Madridi po ngulmon gjithnjë e më shumë për Van de Beek, - thotë gazetari i gazetës holandeze, Mike Verweij, përpara se të shtojë: - E vetmja pengesë për Ajax është se periudha e nënshkrimeve zgjat deri më 1 shtator".

Nga Holanda pohojnë se klubi i bardhë nuk ka pushuar asnjëherë së interesuari për Van de Beek, i cili, në moshën 22-vjeçare është një mundësi e mirë për qendrën e mesfushës së Real Madridit. Zinedine Zidane ka futur në “rreth të kuq” francezin e Manchester United, Paul Pogba, për këtë rol, ndërsa lojtari i Ajax është opsioni B, që mund të bëhet realitet në çdo kohë.

"Ajax nuk mund t'i mbajë yjet e tij të mëdhenj, ndaj nëse duan të largohen nga këtu, ne nuk jemi në gjendje t'i mbajmë", - tha Overmars, duke u ndalur te mundësia që Van de Beek të shkojë te Real Madridi për 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat