Disa klubet serbe veprojnë në Kosovë dhe garojnë në kuadër të Serbisë në futboll.
Skandaloze është që Mokra Gora nga Zubin Potoku dhe Trepça fantome, do të garojnë në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit!
Stadiumi Zhitkovc të Zveçanit
Mokra Gora, Trepça fantome dhe shumë klube tjera, nuk e njohin shtetin e Kosovës, por luajnë në shtetin tonë me klubet nga Çaçaku, Pozharevci, Kragujevci, Arangjellovci, Smederava, Beogradi, pa u penguar nga askush.
Mokra Gora ndeshjet si vendas i luan në Zubin Potok, kurse Trepça fantome në Zhitkovc të Zveçanit, kurse në periferi të Prishtinës është edhe Graçanica dhe luan pa u penguar nga askush.
Prandaj, përmendem si tri stadiume kryesore që i shërbejnë serbëve për garat ilegale me klubet nga Serbia, veçmas Zubin Potoku, Zhitkovc të Zveçanit dhe Graçanica.
Stadiumi në Graçanicë
Duhet theksuar se sot, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.