United, ofertë rekord për yllin e Premier League

Futboll

United, ofertë rekord për yllin e Premier League

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:39
Harry Maguire

Sipas "TalkSport", Manchester United i ka ofruar 80 milionë sterlina (rreth 90 milionë euro) Leicester-it për Harry Maguire.

Kjo do të jetë oferta e fundit e "Djajve të Kuq" dhe "Dhelprat" kanë kohë deri të hënën për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

Në rast se ky operacion do të realizohet, anglezi do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, duke kaluar Virgil van Dijk.

Ndërkohë, ka ardhur një detaj domethënës nga Leicester, që ka përjashtuar Maguire nga videoja që zbulon numrat e lojtarëv e për sezon in e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat