"San Siro" nuk do të jetë më i njejti për sezonin e ri futbollistik.
Sikurse raporton "Sky Sport", stadiumi i Milanit dhe i Interit, prej sezonit të ri, do të jetë i mbyllur i 6 sektorë, çka do të sillte edhe reduktimin e ulëseve. 2350 vende më pak do të ketë ky stadium.
Autoritetet përkatëse e kanë marrë këtë vendim, pas tronditjeve të fundit që ky impiant ka pësuar.
Ndërkohë, së shpejti, Milani dhe Interi do të fillojnë punimet nga stadiumi i ri, e që më pas do të sillte edhe shembjen totale të mitikut "San Siro".