Skuadra e futbollit Vushtrria ka përforcuar radhët e veta me një futbollist cilësor nga Shqipëria.
“Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin defensivë nga Shqipëria Ledjon Muçaj, 26 vjeqar i lindur në Fier, ku ishte paraqitur në disa skuadra nga Superliga Shqiptare, siç janë KF Bylis, KF Apolonia, KF Besa e Kavajës, më pas për tu transferuar në KF Gjilani gjatë sezonit vjeshtor 2018, dhe në janar 2019 ishte pjesë e KF Ballkanit të Suharekës”, thuhet nga vushtrriasit.
FC Vushtrria është rikthyer në elitë dhe në hapje të kampionatit do të luajë si mysafir i Llapit në Podujevë.