Edhe Partizani i Tiranës shuan ëndrrën për Ligën e Evropës

Futboll

Edhe Partizani i Tiranës shuan ëndrrën për Ligën e Evropës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Tjetër dëshpërim ka ardhur për skuadrat shqiptare të cilat garuan në arenën ndërkombëtare këtë edicion.

Skuadra nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Partizani i Tiranës, i ka dhënë fund aventurës drejt Ligës së Evropës.

Partizani luajti baras 1:1 kundër skuadrës nga Moldavia, Sheriff, duke shuar kështu ëndrrën për kalimin në fazën tjetër, pasi në ndeshjen e parë, shqiptaret kishin pësuar humbje minimale në shtëpinë e tyre.

Ndeshja e luajtur sot nisi më mirë për skuadrën shqiptare, e cila kaloi në epërsi pas 29 minutave lojë, kur Jasir Asani shënonte për 0:1.

Me këtë rezultat, Partizani do të siguronte të paktën vazhdimet, por shpresat u shuan nga Ousmane N’Diaye, i cili në minutën e 63’ barazoi shifrat në 1:1.

Ky rezultat dërgoi në raundin tjetër skuadrën e Sheriff, duke përjashtuar nga garat skuadrën e Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat