Mbrojtësi i “ngel në derë” Manchester City, prezantohet talenti i kombëtares

Futboll

Mbrojtësi i “ngel në derë” Manchester City, prezantohet talenti i kombëtares

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:06
Nicolas Otamendi

Nicolas Otamendi do të vijojë të luajë me kampionët e Premier League edhe në sezonin e ri, njofton ditën e sotme “The Sun”. 31-vjeçari humbi terren në formacionin e Pep Guardiolës gjatë sezonit të kaluar, duke startuar si titullar vetëm 14 ndeshje në kampionat, ndërsa Manchester City fitoi titullin e dytë radhazi kampion.

Në fakt, plani i klubit ishte për ta shitur argjentinasin, por pa marrë ndonjë ofertë zyrtare, Otamendi do të mbetet me detyrim në “Etihad”, sepse ka kontratë. Guardiola mendon se ai do ta ndihmojë ekipin në mbushjen e zbrazëtisë së lënë nga largimi i Vincent Kompany.

Ndërkohë, “qytetarët” kanë zyrtarizuar blerjen e Morgan Rogers nga West Brom. Talenti në fjalë është pjesë e Anglisë U-17. 17-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të West Brom që kur ishte tetë vjeç. Ai e bëri debutimin në nivelin më të lartë në “FA Cup”, shkurtin e këtij viti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat