Van de Beek shumë shpejt lojtar i ri i Realit

Futboll

Van de Beek shumë shpejt lojtar i ri i Realit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 11:53
Van de Beek shumë shpejt lojtar i ri i Realit

Mesfushori holandez, Donny Van de Beek mund të bëhet shumë shpejt lojtar i ri i Real Madridit.Gjatë të enjtes u raportua se Mbretërit kanë kthyer interesimin e tyre për holandezin e Ajaxit.

Sipas mediave në Spanjë u raportua se drejtuesit e Real Madridit kanë bërë ofertë për Van de Beek në vlerë të 60 milionë eurove.Tani, thuhet se oferta për mesfushorin holandez është vlerësuar e bollshme dhe është pranuar nga Ajaxi.

Është gazetari i njohur Marcelo Bechler, i cili e jep të kryer marrëveshjen dhe pret nënshkrimin e kontratës nga lojtari.

“Nga sa kam mësuar, tashmë ekziston një propozim i pranuar nga klubi dhe lojtari holandez”.“Van de Beek duhet të nënshkruajë kontratë për 5 ose 6 vjet në ditët e ardhshme”, shkruan në postimin e Bechler në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat