Real Madridi më i keq në 40 vitet e fundit

Futboll

Real Madridi më i keq në 40 vitet e fundit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:48
Zinedine Zidane

Real Madrid po kalojnë një fazë përgatitore për t’u harruar sa më parë.

‘Los Blancos’ në këto ndeshje kanë pranuar shumë gola, duke e shfaqur mbrojtjen e tyre shumë të pakoordinuar.

Skuadra e Zinedine Zidane, pranoi tri gola vetëm në ndeshjen e fundit, kundër Fenerbahces në ‘Audi Cup’.

Zemërimi më i madh ka ardhur pas ndeshjes kundër Ateltico Madrid, ku Real Madird u mund 7:3.

Formë më të keqe Real Madrid ka pasur vetëm në vitin 1980, kur kishte pranuar 17 gola, dhe nëntë prej tyre vetëm nga Bayern Munich.

Këtë vit, Real Madrid ka pranuar 16 gola, por kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje miqësore, dhe kur shikohen problemet në mbrojtje, vështirë të besohet se ky ‘rekord’ nuk do të tejkalohet.

‘Los Blancos’ më 7 gusht luan kundër Red Bull Salzburgut, ndërsa më 11 kundër Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat