Sampdoria ndërron president

Futboll

Sampdoria ndërron president

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 15:29
Sampdoria ndërron president

Aventura e Masimo Ferreros në krye të Sampdorias, duket se do të marrë fund pas 5 vitesh.

Sipas asaj që “Sport Mediaset”, klubi do të kalojë në duart e ish-lojtari të Juventusit dhe Çelsit, Xhianluka Viali. 55-vjeçari do ta drejtojë Sampdorian së bashku me Edoardo Garron, dhe  do të paguajnë 85 milionë euro, plus 30 milionë euro borxhe.

Marrëveshja është drejt mbylljes, dhe do të duhet rreth një muaj kohë për të përfunduar, për shkak të çështjeve burokratike. Pas pesë vitesh, tani klubi italian do të jetë me një pronar të ri, dhe tifozët shpresojnë se me ardhjen e tyre do të arrijnë suksese.

Xhianluka Viali gjithashtu në të kaluarën ka luajtur edhe për Sampdorian si futbollist për 8 sezone, për të kaluar më pas tek Juventusi ku luajti 4 sezone, dhe për ta mbyllur karrierën e tij me Çelsin, ku luajti tre sezone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat