Drama Szymanowski, futbollisti hero që nuk luan që nga viti 2017!

Futboll

Drama Szymanowski, futbollisti hero që nuk luan që nga viti 2017!

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:39
Szymanowski

Futbolli është i lidhur me triumfin dhe suksesin, por jo gjithmonë.

Ka histori të trishta si kjo e Alexander Szymanowsk që nuk luan futboll që prej 9 dhjetorit të vitit 2017.

Sulmuesi argjentinas u bë hero i Leganes, duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës, që siguroi promovimin në La Liga. 30-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të sulmit, derisa dëmtimet filluan ta godasin.

Në ndeshjen e 9 dhjetorit 2017, atë ndaj Deportivo La Coruna, Szymanowski pësoi një dëmtim në gju, duke qëndruar për katër muaj në trajtim parandalues, që nuk funksionoi dhe nuk përmirësoi problemet e gjurit të tij.

Dëshira e madhe ishte të kthehej në fillim të sezonit 2017-2018, por pa startuar sezoni i ri argjentinasi këputi ligamentin e tij dhe u desh të kalonte në sallën e operimit. Por, pa simptoma përmirësimi për 5 muaj, ai duhej të operohej sërish.

U operua dhe klubi i rinovoi kontratën deri në vitin 2020 në shenjë besimi, në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar luajti vetëm 9 minuta në El Alcoras kundër Huesca. Më shumë se dy vjet më vonë, ai u kthye të luajë për bardhekaltrit e Leganes.

E teksa dukej që historitë e trishta të tij kanë përfunduar dhe po bëhej gati për fillimin e sezonit të ri 2019-2020, një dëmtim i mëparshëm nga gjuri i tij e bën të pamundur. Szymanowski duhet të operohet sërish dhe të qëndrojë sërish 6-8 muaj larg fushe, për të rikuperuar dëmtimin e hershëm në ligamentin e gjurit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat