Merkato jo e mirë nga Barcelona – 90 milionë euro deficit

Futboll

Merkato jo e mirë nga Barcelona – 90 milionë euro deficit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 21:23
Antoine Griezmann

Skuadra e Barcelonës nuk ka qenë edhe aq e saktë në merkato.

Barcelona ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkatot e fundit, duke afruar emra si Antoine Griezmann e Frenkie de Jong.

Gjithsesi, edhe pse aktive, Barca nuk ishte tërësisht pozitive, pasi tani rrezikon ta mbyll merkaton në deficit të madh.

‘AS’ shkruan se kampionët e La Liga janë në deficit prej 90 milionë eurove.

Edhe pas shitjes së Malcom tek Zenit, për 45 milionë euro, vazhdon të jetë deficit i madh në arkat e skuadrës katalane.

Klubi ka shpenzuar 237 milionë euro për Griezmann, de Jong, Neto, Emerson dhe Cucurella, kurse ka pranuar 146.4 milionë nga Malcom. Cillessen, Gomes, Alcacerd, Denis, Cardona, Cucurella, Palencia dhe Emerson.

Shpëtimi i vetëm i Barcelonës mund të jetë Philippe Coutinho, i cili mund t’i sigurojë skuadrës të hyra të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat