Skuadra italiane, Napoli, është e vendosur që me çdo kusht të transferojë një lojtar të fazës ofensive.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Napoli janë të gatshëm që të paguajnë 42 milionë euro për Hirving Lozano.
Emri i Lozano është lidhur me një kalim të mundshëm tek Serie A gjatë gjithë verës, por lëvizja mund të finalizohet me Napolin.
Napoli ka humbur shpresat për transferimin e James Rodriguez, por edhe të Nicolas Pepe, kështu që i gjithë fokusi është tek meksikani.
Lozano ka regjistruar 40 ndeshje edicionin e kaluar, duke shënuar 21 gola dhe shtuar 12 asistime.