Nainggolan flet pas largimit nga Interi: Do i tregoj...

Futboll

Nainggolan flet pas largimit nga Interi: Do i tregoj...

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:54
Radja Nainggolan

Tashmë që gjithçka është mbyllur, mungon vetëm zyrtarizimi, Radja Nainggolan ka folur për herë të parë si lojtar i Cagliarit.

Interi dhe skuadra sarde mbyllën marrëveshjen për huazimin për 1 sezon të mesfushorit belg i cili pasi është përshëndetur me shokët e tij më të ngushtë te Interi pas një darke që kishte organizuar në Milano, ka marrë rrugën drejt ishullit të Sardenjës që konsiderohet edhe si shtëpia e tij e dytë pasi më parë Nainggolan ka luajtur për 4 vite me Cagliarin. Në fjalët e tij të para si lojtar i Cagliarit 31-vjeçari ka lëshuar një thumb për Interin që nuk besoi tek ai.

“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Unë bëra një zgjedhje pak të detyruar, por në fund të fundit e mora këtë vendim dhe shpresoj të bëj mirë atje. Kam përparësi të tjera tani, kështu që ishte e lehtë për të bërë zgjedhjen në këtë rast. Tani sfidoj veten time. Do të kthehem te Cagliari dhe do përpiqem të provoj se Interi gaboi që më largoi”, u shpreh ylli belg.

Belgu përveç problemeve në aspektin profesional, ai ka një problem edhe më të madh, pasi bashkëshortja e tij është diagnostifikuar me kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat