Tjetër largim nga Bylisi

Futboll

Tjetër largim nga Bylisi

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:24
Tjetër largim nga Bylisi

Mbrojtësi shtatlartë Elis Doksani është larguar nga Bylisi, aty ku në pjesën më të madhe të sezonit ka luajtur si titullar. Doksani ka qenë edhe më parë pjesë e ballshiotëve dhe ka luajtur me ekipin e Dinamos. Mbrojtësi 21- vjeçar nuk luajti as në miqësoren me Tiranën në kryeqytet.

Doksani ka debutuar me Bylisin në moshën 17-vjeçare ndaj Partizanit në Superiore, ndërkohë që ka luajtur me Kombëtaret e moshave deri tek U-21. Ka qenë vetë mbrojtësi që e ka marrë një vendim të tillë, duke e konfirmuar edhe në profilin e tij në “Instagram”.

Duhet theksuar se Bylisi afroi pak ditë më parë Eltun Turabov nga Azerbajxhani, ndërkohë që po synon edhe të paktën dy mbrojtës të tjerë. Analizë dhe miqësore – Bylisi nuk ka bërë pushim dhe menjëherë pas disfatës me Tiranën në kryeqytet, ballshiotët kanë zbritur sërish në fushën e stërvitjes. Por trajneri Dovedan dhe stafi u kanë kërkuar lojtarëve më shumë përqendrim dhe vlerësim në miqësore e sidomos në ato me ekipe të elitës. Bylisi bëri një paraqitje me dy tablo, në pjesën e parë skuadra i rezistoi mjaft mirë kundërshtarit dhe repartet funksionuan.

Aktivizimi i të gjithë lojtarëve, madje edhe të rinjve bëri që skuadra të mos funksiononte siç pritej. Bylisi ka planifikuar miqësoren e radhës, e cila do të luhet me Besën e Kavajës, një skuadër me pretendime. Ky test ka gjasa të zhvillohet sot në Kavajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat