E do Salernitana

Futboll

E do Salernitana

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:18
Ledian Memushaj

Ëndrra e madhe e Salernitanës dhe e trajnerit Xhampiero Ventura është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.

Mesfushori vlonjat e njeh mjaft mirë Serinë B dhe shihet si përforcimi ideal për Salernitanën, ndërkohë që Peskara e konsideron një lojtar në merkato dhe është e hapur për të gjitha ofertat që vijnë ndaj tij.

Problem është rroga e tij, e cila është afro gjysmë milioni euro.

Ditën e djeshme, Memushaj ka folur për mediat italiane dhe thotë se objektivi kryesor i Peskarës është qëndrimi. “Të sigurojmë qëndrimin në Serinë B, pastaj të mendojmë për objektiva të tjera.

Në krahasim me vitet e tjera jemi më të përgatitur dhe në formë. Besoj se do të bëjmë mirë”, thotë Memushaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat