Trepça ’89 i kundërpërgjigjet Trepçës

Futboll

Trepça ’89 i kundërpërgjigjet Trepçës

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:38
Trepça ’89 i kundërpërgjigjet Trepçës

Trepça ’89 nga Mitrovica që garon në elitë, i kundërpërgjigjet rivalit të qytetit Trepçës.   

“Përmes kësaj deklarate reagojmë ndaj një postimi ditë më parë në rrjetet sociale se gjoja ne po i shfrytëzojmë fotot e klubit tjetër nga Mitrovica KF TREPÇA për të cilët kemi respekt të veçantë dhe jemi bërë me u ndie krenar me të arriturat e tyre. 

Njoftojmë opinionin e gjerë sportdashës mitrovicas dhe mbarë Kosovën se kjo është Faqja e vetme Zyrtare e cila Admnistrohet 100% nga Përgjegjësit zyrtarë të përzgjedhur nga Kryesia e Klubit. 

Image

Ne kemi Historinë tonë kemi të arriturat dhe sukseset tona për çka nuk kemi nevojë me i shfrytëzuar fotot e të tjerëve. 

Edhe njëherë bëj apel te Mediat Elektronike, Portalet e ndryshme dhe te të tjerët që mos të mundohen dhe të kenë kujdes mos të mundohen me fut urrejtjen sepse të gjithë e dimë që Sporti është urë lidhëse e shoqërimit të të rinjve. Me Respektin dhe Sinqeritetin më të madh”, Kryesia e klubit të futbollit Trepça ’89, presidenti Z. Abedin Zeka BEKI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat