Milan njofton me transferimin e ri

Futboll

Milan njofton me transferimin e ri

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:37
Ismael Bennacer

Milani zyrtarisht ka njoftuar blerjen e Ismael Bennacer nga Empoli në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë rreh 16 milionë euro plus bonuse.

21-vjeçari algjerian iu nënshtrua testeve mjekësore më 23 korrik dhe nënshkroi kontratën pesë-vjeçare, me një pagë prej 1.5 milion euro në sezon.

Por kjo u konfirmua vetëm zyrtarisht këtë mëngjes, për shkak se lojtari shkoi me një pushim të zgjatur pas triumfit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Bennacer kishte impresionuar te Empoli sezonin e kaluar, me tre asistime në 37 ndeshje të Serie A.

Profili i tij u rrit ndjeshëm gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, ku u shpall ‘Lojtar më i mirë i Turneut’, por ai në atë fazë tashmë ishte pjesë e Milan.

Ofertat e tjera erdhën, veçanërisht nga Premierliga, por Bennacer e mbajti fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat